Jack Grealish është rikthyer te Evertoni në formë huazimi nga Manchester City për pjesën e mbetur të sezonit 2026/27.
Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka 39 ndeshje me Anglinë, është i kënaqur që është rikthyer tek Evertoni.
“Ndihem shumë mirë. Jam shumë i lumtur. Mendoj se jam në formën time më të mirë në çdo gjë në jetë, jo vetëm në futboll”, ka thënë Grealish për faqen e klubit të Evertonit.
Në periudhën e parë te Evertoni, Grealish luajti 22 ndeshje, ndërsa shënoi dy gola dhe asistoi gjashtë herë.