Që nga paraqitja që bëri Kim Kardashian në “Met Gala”, e veshur e tëra nga Balenciaga, bashkëpunimi i saj me këtë markë mori vëmendje të madhe.
Veshja e zezë, e cila ia mbulonte të gjithë trupin, u bë njëra nga veshjet më të komentuara në rrjetet sociale.
Kim Kardashian u shfaq në shumë ngjarje e veshur nga kjo firmë, por ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave ishte fshirja e të gjitha fotografive të tjera nga llogaria që “Balenciaga” ka në Instagram, duke e lënë vetëm atë të influencueses.
Marka kështu ka zgjedhur që Kim të jetë imazhi i brendit për koleksionin e ri, të cilin e ka titulluar “Kim for Balenciaga”.
Fansat e tyre presin se çfarë do të sjellë më tutje kjo dyshe.
Artikuj të ngjashëm
-
Kim Kardashian bën marrëveshje me “Balenciagan”
-
Kim Kardashian mezi njihet në fotografitë e reja
-
Kim Kardashian dhe motrat e saj mund të hiqen nga lista e të ftuarve në Met Gala
-
Motrat Kardashian mund të jenë “të përjashtuara” këtë vit nga “Met Gala”
-
Ye dhe Kim reagojnë ndaj fushatës së papërshtatshme të markës “Balenciaga”