Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Solidarizimi - arma shtesë e luftës në Ukrainë

Solidarizimi ka qenë kryefjalë e shënimit të njëvjetorit të fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe projektori i “Kino Armatës” është ndezur për “Shtëpinë e ndërtuar nga copëzat”. Dokumentari ukrainas, pretendues për “Oscar”, i cili përbiron te fati i fëmijëve në luftë, në tërësi bën thirrje për paqe e për të bashkëndier me krejt popullin e Ukrainës. Ngjarja e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ambasada e Gjermanisë, ka bërë bashkë ambasadorë, ministra, deputetë, ukrainas të strehuar në Kosovë dhe qytetarë të shumtë. Kosova dhe populli i saj janë falënderuar për faktin se qysh nga fillimi ka shprehur përkrahjen ndaj popullit ukrainas.

Në një orë e njëzet e shtatë minuta, dokumentari “A house made of splinters” ndan diçka nga jeta e fëmijëve të braktisur nga prindërit e alkoolizuar, të dhunshëm dhe jeta e varfër. Filmi kap një jetimore në Luhansk, qytet në pjesën Lindore të Ukrainës, aty ku lufta ka nisur edhe para 24 shkurtit të vitit 2022. Ndonëse historitë e tre fëmijëve: Kolya, Eva dhe Sasha lidhen me prindërit e alkoolizuar, në skenën e parë të filmit, udhëheqësja e kësaj jetimoreje tregon se si, pas shpërthimit të luftës, numri i fëmijëve ka shkuar duke u rritur.

Në fjalimin hyrës, shefi i departamentit të kulturës në Ambasadën gjermane në Kosovë, Sebastian Leuschner ka thënë se nëpërmjet kësaj ngjarjeje dëshirojnë të shprehin solidaritetin ndaj populli të Ukrainës.

“Faleminderit të gjithëve që na jeni bashkuar në këtë ngjarje për t’u bashkuar në këtë ngjarje për të shprehur solidaritetin tonë për Ukrainën dhe luftën e tmerrshme e cila ka filluar tashmë 1 vit më parë. Në deshëm që të reflektojmë rreth saj, të shprehim solidaritetin tonë dhe për këtë jemi të gjithë këtu. Jam shumë i lumtur që salla është plot, sepse kjo është shenja për të cilën kemi nevojë tani.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se populli ukrainas nuk është duke luftuar vetëm për vete, por për të gjithë ne.

Edhe Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer Botë 1 muaj më parë Qindra fëmijë ukrainas u evakuuan në Itali. Tani Kievi po lufton për t’i rikthyer

“Mund të them se jam vërtet i prekur nga i tërë ky solidaritet jo vetëm këtu por edhe në tërë botën. Imperializmi për të cilin menduam se ishte varrosur me Luftën e Dytë Botërore është kthyer prapë në Evropë. Mendoj se është e rëndësishme ta kuptojmë se ukrainasit nuk janë duke luftuar vetëm për vendin e tyre, por edhe për ne të gjithëve dhe kjo është arsyeja përse jemi mbledhur të gjithë këtu për ta shprehur solidaritetin me ta”.

Fjalimin e përfundoi me shprehjen tashmë të famshme ukrainas “Slava Ukraine” (Lavdi Ukrainës)

Teksa ka folur për ndihmën që BE-ja i ka dhënë deri më sot Ukrainës, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, theksoi se një gjë e tillë do të vazhdojë tutje.

“Bashkimi Evropian ka vazhduar ta ndihmojë Ukrainën në mbrojtjen e saj që nga dita e parë dhe ne do të vazhdojmë ta ndihmojnë atë në aspektin humanitar, ushtarak dhe ekonomik e cila deri më tani ka arritur në 67 miliardë euro. Më shumë se 12 miliardë ndihmë ushtarake, 17 në ndihma humanitare dhe 38 në ndihmë sociale. Në thelb Bashkimi Evropian dhe partnerët kanë marrë masa jo kundër popullit rus por kundër politikave ruse për pushtimin e Ukrainës. Pavarësisht tendencave të Rusisë për dezinformim dhe për të na fajësuar ne për krizën energjetike dhe atë të ushqimit. Dua të jem i qartë, se është Rusia e cila po mundohet t’i përdorë rezervat energjetike dhe furnizimet me ushqim si armë për t’i luftuar veçanërisht ata që janë më të dobët”.

Duke iu referuar luftës së fundit në Kosovë, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka thënë se populli i Kosovës është ai që e kupton më së miri atë ukrainas.

“Teksa po bëhen një vit nga fillimi i luftës në Ukrainë ne qëndrojmë këtu për të shprehur solidaritetin tonë me njerëzit e Ukrainës dhe ju premtojnë përkrahjen tonë të plotë në luftën e saj për liri. Siç mund edhe ta imagjinoni, njerëzit e Kosovës janë shumë të prekur nga lufta në Ukrainë. Fotografitë e qyteteve të shkatërruara, tregimet për humbjen e më të dashurve janë në njëfarë mënyre edhe realiteti i së kaluarës sonë”.

Teksa kërkoi një minutë heshtjeje për të gjitha viktimat e luftës në Ukrainë, gazetarja Lyudmila Makey, e cila është strehuar në Kosovë, ka thënë se filmi shfaq diçka përtej vuajtjeve të fëmijëve.

Edhe “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit Botë 1 muaj më parë “Ata janë të izoluar… janë vetëm” - Zelensky flet për Rusinë dhe gënjeshtrat e Putinit

“Ky është film për fëmijët të cilët vuajnë në këto kohë të vështira të luftës në Ukrainë. Por është një film edhe rreth dashurisë, respektit dhe mëshirës. Jam mirënjohëse që sot ukrainasit kanë kaq shumë përkrahje nga bota. Unë besoj se ky solidaritet dhe kjo përkrahje do ta ndihmojë Ukrainën të fitojë. Jam krenare të punoj për ta arritur këtë fitore këtu në Prishtinë. Unë do t’ju kërkoja t’i respektonit viktimat e luftës në Ukrainë me një minutë heshtje”.

“A house made of splinters” nën regji të danezit, Simon Lereng Wilmont, mori dy vjet kohë, ndërsa premiera u dha në Festivalin e Filmit Sundance, më 26 janar të vitit 2022. Në këtë festival, ai rrëmbeu edhe Çmimin për regjisorin më të mirë në kategorinë e filmave dokumentarë ndërkombëtarë si dhe ka fituar edhe një sërë çmimesh të tjera.