Lufta për pushtetin e karriges është ilustruar në pesë skulpturat e artistit Eroll Murati.
Të mbështjella me zinxhirë, artisti i ka ekspozuar veprat në sheshin e Prishtinës, raporton KOHA.
Nëpërmjet ekspozitës, që nuk pati ceremoni zyrtare të hapjes, Murati e ka ftuar publikun t’i shohë skulpturat që pasqyrojnë robërimin e atyre që kanë etje për të udhëhequr dhe urdhëruar.
Veprat e ekspozitës së titulluar “Skulpturat në hapësirë” të Eroll Muratit do të qëndrojnë të ekspozuara pranë shtatores së heroit Skënderbeu deri më 25 nëntor.
Artikuj të ngjashëm
-
“Çrregullimet e sakta” në metaforë të pranisë njerëzore
-
Skulptura që po bën bujë në Londër: Trumpi përballë Putinit
-
“Tranforma” provokon njeriun midis dinjitetit, qëndresës e shpresës
-
Banksy godet politikanin arrogant me shtatore në Londër
-
Murali me Qerkezin, simbolikë e plagës së hapur tash e gati tri dekada