Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Mos ik” për të mos e braktisur Kosovën

Brenga e cila e rëndon tash e një kohë është largimi i të rinjve nga Kosova. Ka dhjetë muaj që fjalia “Mos ik” i rrinte në mendje. Atë e shndërroi në skulpturën shtatë metra të lartë në të cilën paraqitet një figurë njeriu duke u shkëputur nga toka.

“Fillimisht ka qenë si ide dhe si brengë e shprehur për të rinjtë e Kosovës që po ikin nga vendi i tyre. Jo vetëm për ata por për të gjithë të tjerët, qytetarë me profesione të ndryshme që po e lënë Kosovën. Ka qenë një fillim shumë interesant se unë faktikisht e gjeta titullin “Mos Ik” por edhe realizimi ka qenë tejet sfidues. Për realizimin ka qenë një periudhë goxha e gjatë në mënyrë që ta marrë formën të cilën e ka. Kaq e vrullshme ne këtë mënyrë si anije kozmike”.

Veçantinë veprës së Muratit ia shtojnë teknikat e ndryshme të aplikuara në të. Secila pjesë që e plotëson skulpturën mbart në vete një pjesë të mesazhit. Duke filluar nga dheu dhe gurët në tokë e deri te njeriu i mbështjellë me tel gjembor.

“Është vepër multimediale, sepse ka shumë aplikime brenda vetes. Natën edhe bën dritë në pjesën e skulpturës. Ka ngjyra të cilat e simbolizojnë flakën. Për këtë arsye e quajmë vepër multimediale”.

“Zakonisht veprat i përcjell nëpër vendet shqip folëse, Shqipëri, Maqedoni e edhe nëpër shtetet e tjera”.

Edhe “Prizren Festi” i guximit dhe i lirisë zhduk kufijtë truporë në hapje Kulturë 3 d. më parë “Prizren Festi” i guximit dhe i lirisë zhduk kufijtë truporë në hapje

Nuk është hera e parë që një instalacion i Muratit ekspozohet në sheshin “Skënderbeu”. Pjesa ballore e skulpturës drejtohet kah ndërtesa e Qeverisë, por Murati thotë se kjo nuk është mesazh për institucionet. Sipas tij, është një mesazh për çdonjërin qytetar të Kosovës. Ndër të tjera, Murati njihet për veprën “Më gjeni” dedikuar të pagjeturve, ekspozuar në nëntor të vitit 2021 sikurse edhe ekspozita “Skulpturat në hapësirë” po në sheshin “Skënderbeu” në nëntorin e 2020-s.

“Njerëzit e dinë që çdo institucion duket të punojë për vendin e vet sikurse çdo qytetar duhet të punojë për vendin e vet bashke me shtetin. Kjo vepër nuk është një mesazh për qeverinë apo institucionet. Sheshin e kam përzgjedhur që ta sjellë këtë pamje për qytetarët”.

“Më kanë thënë që trajtoj tema aktuale, kjo është çfarë më prek për vendin tim. Dhe mendoj se secili qytetarët brengoset për vendin e tij. I kemi harruar sakrificat e dhëna për këtë vend, mendoj se duhet të kujtohen”.

Të shumta janë edhe shkrepjet e fotografive te vepra e Eroll Muratit. Milazim Hyseni, pasi që e fotografoi tha se kjo është një çështje e cila duhet ta brengosë secilin.

Edhe Mbretëria e skeleve Shtojca për Kulturë 2 j. më parë Mbretëria e skeleve

“Posa e pashë, më pëlqej shumë dhe më impresionoj. Është simbol i ikjes, i fluturimit, i largimit nga vendi. Kjo simbolizon kohën tonë në të cilën të rinjtë ikin nga vendlindja e tyre. Mendoj se kjo duhet ta prek secilin”.

Për realizmin e kësaj ekspozite, Murati pati përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës.