Sonte në “Express” bashkëbisedojmë me këngëtaren Albana Bilalli, e cila pas një pauze rikthehet në skenën muzikore me videoprojekt të ri. Në këtë intervistë, Albana e shquar për zërin dhe stilin e veçantë të muzikës, zbulon gjithçka rreth këngës së sapolansuar “Merre Merre”, por edhe për projektet e ardhshme muzikore.
Përveç tjerash sjellim materiale nga dita e dytë e “PriFestit”, ku ndër të tjera u shfaqën filmat, “Lavez” nga Mali i Zi dhe “The Pavilion”, një filmi i metrazhit të gjatë, bashkëprodhim mes shteteve si Bosnja Hercegovina, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. Pjesë e kastës së projektit është edhe aktori i mirënjohur kosovar, Alban Ukaj.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Alamar” në Prishtinë me univers tingujsh të yllit kuban, sonte në “Express”
-
“Java e Frankofonisë”, edicioni i 26-të me program të pasur kulturor, sonte në “Express”
-
“Oscar” prek edhe Kosovën - Filmi me Luana Bajramin fiton çmimin prestigjioz, sonte në “Express”
-
Arratisja në botë tjetër me “të zhbësh, të shpërbëhesh, të zhdukesh”, sonte në “Express”
-
Epopeja e UÇK-së, një harmoni tradite që frymon liri, sonte në “Express”