Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

“Alamar” në Prishtinë me univers tingujsh të yllit kuban, sonte në “Express”

Ana Carla Maza

Sonte në “Express” ju informojmë me ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. Ritmet amerikano-latine, kujtesa, rrëfimet personale u përzien në një univers tingujsh që pulsonte midis së kaluarës dhe së tashmes në Prishtinë. Në qendër qe violonçelistja kubane, Ana Carla Maza, si kryefjalë e mbrëmjes që vallëzonte me violonçel. Për të dytën herë në Kosovë, të shtunën mbrëma ajo qe një zë që i jepte frymë instrumentit dhe një shpirt që shpërthente në çdo notë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu ju sjellim një material nga skena ndërkombëtare e artit. Një helmetë e lashtë e artë e paçmuar nga Rumania, e vjedhur vitin e kaluar nga një muze në Holandë, është rikthyer. Me rojë policore, prokurorët zbuluan përkrenaren dy mijë e 500-vjeçare Cotofenesti, një nga thesaret kombëtare më të nderuara të Rumanisë nga qytetërimi dak, gjatë një konference për shtyp në qytetin lindor holandez Assen. Helmeta ishte pjesë e një ekspozite gjashtëmujore në muzeun holandez “Drents”, kur hajdutët hynë me forcë dhe e vodhën atë, së bashku me tre byzylykë të artë.

Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi ku në fokus kemi yjet botëror si, Dua Lipa, Kanye West, Meryl Streep dhe të tjerë.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!