Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Mehmeti: U desh të zgjidhja punën ose djalin, zgjodha djalin

Hazir Mehmeti, baba i djaloshit 17-vjeçar me nevoja të veçanta, ka kaluar nëpër sfida për ta rritur Riadin e për t’ia ofruar mundësitë si çdo të riu tjetër në Kosovë. Për të kryesore ka qenë që djalin e tij ta shkollojë, por që i është dashur që gjatë këtij rrugëtimi të heqë dorë edhe nga puna.

Mehmeti ka thënë në Express të KTV-së se ka hequr dorë nga puna për t’u kujdesuar për Riadin.

“Në atë kohë ka qenë vështirë për mua sepse nuk kam mundur të punojë. Është dashur të zgjedhë punën ose Riadin dhe unë e kam zgjedhur Riadin”, ka thënë ai.