Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
EXPRESS

Mehmeti: Babai im u lirua, por jo edhe prindërit e tjerë

17-vjeçari Riad Mehmeti thotë se është shumë i kënaqur me jetën që bën ai, por kërkon të ketë të respektohen të drejtat për personat e tjerë me aftësi të kufizuara.

Ai kërkon mbështetje për personat me nevoja të veçanta të cilët institucionet duhet të bëjnë më shumë.

“Babai im u lirua prej që Komuna e ka siguruar transportin, por ende ka prindër që detyrohen të bëjnë të njëjtën si babai për mua dhe është shumë keq, është brengosëse që në shekullin 21 mos të ekzistojnë disa të drejta elementare, si e drejta e shkollimit për fëmijët me aftësi të kufizuara sikur për të tjerët”, ka thënë ai në Express.