EXPRESS

“La Tempesta sul Lago” në Prishtinë hyjnizon stuhinë në thirrje paqeje, sonte në “Express”

Filharmonia e Kosovës

Sonte në “Express” fokusohemi te muzika klasike në vend. Vepra e frymëzuar nga episodi biblik i qetësimit të stuhisë nga Jezusi, hyn në botën e pasigurt duke sjellë dramacitetin e stuhinë mbi liqen, siç mban edhe titullin. Publiku të mërkurën mbrëma ka qenë përballë një rrëfimi muzikor të hollë e kuptimplotë me “La Tempesta sul Lago” të Domenico Bartoluccit. Orkestra e Filharmonisë së Kosovës bashkë me Korin e këtij institucioni dhe atë të Operës së Kosovës, nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasseroli kanë sjellë magjinë e kësaj vepre e jehona e saj është paralajmërimi i koncertit në Vatikan.

Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore. Një portret nga artisti austriak, Gustav Klimt, u shit për 236.4 milionë dollarë në New York, duke u bërë vepra e dytë më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand. Gjashtë persona morën pjesë në një betejë ofertash 20-minutëshe për “Portretin e Elisabeth Lederer”, që u pikturua midis viteve 1914 dhe 1916.

Ndërsa ju sjellim dhe të rejat e fundit nga showbizit me protagonistë yje si, Kanye West dhe Pairs Jackson.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!