Sonte në “Express” ju informojmë me ngjarjet e fundit nga skena e artit dhe kulturës. “Java e frankofonisë” u hap me këngë frankofone nga një këngëtare shqiptare që kaherë ka përqafuar kulturën franceze. Pjesë të atmosferës së hapjes pati edhe në mbyllje, por përcjellë me rrëfimet prapa çdo kënge. Prapa çdo perle të ikonës së muzikës franceze – Charles Aznavour. Drama biografike që mban emrin e tij sjell gjithë historinë prapa ritmeve e vargjeve ikonike që kanë kapërcyer kufij.
Po ashtu do të zhvillojë bisedë me artistin multidimensional, Shul Orani, me të cilin shpalosim detaje rreth ekspozitës së tij të parë personale në Shqipëri me titull, “Shift”.
Nuk mungojnë as lajmet nga showbizi ku në fokus kemi yjet botëror si, Celine Dion, Taylor Swift dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
“Java e frankofonisë” mbyllet me rrëfimin për ikonen Charles Aznavour
-
“Java e Frankofonisë”, edicioni i 26-të me program të pasur kulturor, sonte në “Express”
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”
-
Jazzi sikur gjuha ku notat janë fjalë, sonte në “Express”
-
“Nga errësira në dritë” me traditën e të kaluarën si vizion, sonte në “Express”