Realizimi i dokumentarëve këtyre të rinjve po u mundësohet nëpërmjet platformës joformale për prodhimin e filmave, që ka nisur tash e një muaj në “Kino Armata”.
Valmira Rashiti dhe Blendi Bytyqi janë dy nga shtatë pjesëmarrësit që janë përzgjedhur për të krijuar filma dokumentarë në kuadër të kësaj punëtorie, raporton KOHA.
Për procesin e krijimit të dokumentarëve ata gjatë katër javëve kanë marrë mësime nga njohës të fushës së filmit dhe hulumtimit.
Që të dy tashmë i kanë finalizuar xhirimet e projekteve të tyre dhe po e praktikojnë fazën e montimit.
Barazia gjinore dhe ritet e martesave gjatë fundshekullit njëzet në Kosovë janë temat e dokumentarëve të Valmirës dhe Blendit.
Edhe
“Neo School” ndez ekranin me pesë projekte të kinematografëve të rinj
Drejtori i “Kino Armatës”, Alush Gashi, thotë se kjo platformë e edukimit është vazhdimësi e ndërtimit të bazës kreative për artistët e rinj.
Filmat dokumentarë të realizuar në kuadër të “Neo School” do të transmetohen javën e ardhshme në ekranin e madh të “Kino Armata”.
-
Forumi i Filmit të Shkurtër u hap rrugë dhjetë projekteve filmike në “DokuFest”
-
“Skena” drejt botës së filmit ku mjaftojnë pasioni e entuziazmi
-
“Frames of the Future” me filmat e kuadrove të reja në kinematografi
-
Filmi “Palace of Youth”, ku Rita Ora është producente ekzekutive, shfaqet sonte në “DokuFest”