Sonte në “Express” fokusohemi te koncerti që solli emocion të jashtëzakonshëm në publik në sallën e shtëpisë së kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Ylli botëror i operës, Ermonela Jaho, ka zbërthyer rrëfimet e arieve të kryeveprave operistike, bashkë me kontekstet historike që u përshtaten vuajtjeve të Kosovës e të Gjakovës. Përcjellë nga Orkestra e Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, nën udhëheqjen e mjeshtrit spanjoll, Sergio Alapont, performanca e saj emocionuese ka qenë një lloj homazhi edhe për dy nënat simbol të vuajtjes pas luftës së fundit, Pashkë Krasniqi e Ferdonije Qerkeziju.
Përveç tjerash do të ketë dhe lajme nga skena botërore e showbizit me protagonistë yje si, Rita Ora, Tom Curise, Drake, Ariana Grande e shumë të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Ylli i operave, Ermonela Jaho, ua jep arieve kontekstin historik të Gjakovës
-
“Kur ndjenjat marrin zë” rikthen Ermonela Jahon në Tiranë
-
Ermonela Jaho me frymën e operave botërore në skenën e improvizuar të Prishtinës
-
Ermonela Jaho sjell ndjesinë e operave botërore në Prishtinë
-
Gala-koncerti i Ermonela Jahos – zë edhe për shtëpi opere