Liria në eksperimentim e karakterizon natyrën e saj prej muzikanteje.
Bota muzikore e Erëmira Çitakut e shtrirë në rryma të ndryshme muzikore, karakterizohet me shpërfillje të rregullave strikte. Ajo është përherë në hulumtim dhe eksperimentim të tingujve bashkëkohorë, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDashuria e saj për instrumentin frymor zuri fill qysh në fëmijëri. Ndërsa periudha e studimeve gërsheton udhëtime e përvoja mes Prishtinës, Francës e Bullgarisë ku mori titullin magjistër dhe doktor në instrumentin e flautës.
“Unë nuk jam mjaftuar vetëm me Kosovën”, thotë ajo.
Projektet “Trekandshi” dhe “Shoshë" të Çitakut e dëshmojnë më së miri diapazonin e saj artistik. Pikërisht në këto projekte, Çitaku kishte hequr dorë nga rregullat.
Erëmira Çitaku është edhe drejtoreshë e festivalit “Tingujt e Falutës”, i cili vitin e ardhshëm shënon edicionin e dhjetë.
“Watercycles” titullohet projekti i saj i radhës që do të kurorëzohet me një performancë live dhe lansimin e web faqes së flautistes kosovare.
Muzika dhe loja në flaut është një formë medituese për Erëmirën.
Çitaku, e cila është profesoreshë në Fakultetin e Arteve edhe gjatë kohës së pandemisë po mban ligjërata me një numër të kufizuar të studentëve.
Tingujt e flautës së Erëmira Çitakut kanë rrugëtuar nëpër skena të disa vendeve evropiane, ndërsa për vitin 2021 e ka në plan ta realizojë edhe një koncert solistik.