Në dramën “Danimarka, toka jonë” ngjarja shtjellohet në kohën e rënies së komunizmit dhe vënies së demokracisë në Shqipëri.
Stefan Çapaliku ka marrë rrugë nga Tirana për ta promovuar në Prishtinë librin e ri, në të cilin pasqyron optimizmin e shtirur kolektiv që zëvendësohet nga dëshpërimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkrimtari shkodran për KTV-në rrëfen se kjo dramë është një ironi tragjike për një pjesë të shqiptarëve që janë konvertuar nga komunistë në demokratë.
“Stefan Çapaliku shkruan një parabolë absurde komike mbi kohën postkomuniste”, është vlerësimi i kritikës gjermane teatrore për dramën “Danimarka, toka jonë”, që para pesë vjetësh u inskenua në skenën e teatrit “Migjeni”, në Shkodër.
Pas Tiranës dhe Prishtinës, Stefan Çapaliku do ta vazhdojë promovimin e librit të ri edhe në qytetin e Shkupit.