Në dramën “Danimarka, toka jonë” ngjarja shtjellohet në kohën e rënies së komunizmit dhe vënies së demokracisë në Shqipëri.
Stefan Çapaliku ka marrë rrugë nga Tirana për ta promovuar në Prishtinë librin e ri, në të cilin pasqyron optimizmin e shtirur kolektiv që zëvendësohet nga dëshpërimi.
Shkrimtari shkodran për KTV-në rrëfen se kjo dramë është një ironi tragjike për një pjesë të shqiptarëve që janë konvertuar nga komunistë në demokratë.
“Stefan Çapaliku shkruan një parabolë absurde komike mbi kohën postkomuniste”, është vlerësimi i kritikës gjermane teatrore për dramën “Danimarka, toka jonë”, që para pesë vjetësh u inskenua në skenën e teatrit “Migjeni”, në Shkodër.
Pas Tiranës dhe Prishtinës, Stefan Çapaliku do ta vazhdojë promovimin e librit të ri edhe në qytetin e Shkupit.
-
“Libri të ban të lirë” – thirrja nga Shkodra me panairin e shumëpritur
-
Stefan Çapaliku prezantohet në “Historinë e letërsisë evropiane”
-
“Tregimet e tranzicionit” me shqiptarët e paçliruar nga diktatura
-
“Mbyllur për pushime” hap leximin ndryshe të historisë së re shqiptare
-
“Forum 26” synon çlirimin e librit shqip nga taksa