Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

“Spanja, më favoritja në Euro 2024”

Erdin Hashani dhe Gani Sejdiu/Sporti Total

Trajnerët Gani Sejdiu dhe Erdin Hashani komentuan ndeshjen Spanjë-Gjeorgji, që të dielën mbrëma përfundoi 4:1 për spanjollët.

Sejdiu ka deklaruar se spanjollët treguan mbizotërim në fushë, e sipas tij, ata janë favoritët kryesorë për titullin në “Euro 2024”.

“Spanja është e vetmja kombëtare që ka përfunduar në katër ndeshje në nivelin më të lartë. Edhe përkundër avantazhit 1:0, ka vazhduar me të njëjtin sulm e agresivitet. Normal, humbja e Gjeorgjisë, pavarësisht rezultat, golat e fundit që hynë erdhën në pjesën ku ekipet rezistojnë mirë, por pastaj bien. Gjeorgjia deri më tani ka bërë rrugëtim të mirë, e këtë e ka arritur me meritë”, ka deklaruar Sejdiu në "Sporti Total" në KTV.

E edhe trajneri Erdin Hashani ka theksuar se Spanja është favoritja në këtë kampion evropian, por sipas tij, gjeorgjianët treguan guxim.

“Gjeorgjia nuk kishte frikë, dëshironte të shënon golin e dytë. Prodhoi lojë që të mos mbyllje. Strategjia e herëpashershme ishte me kundërsulme”, ka shtuar ai.

Për Hashanin, mesfushori spanjoll, Rodri, është futbollist kryesor.

Edhe Favoritët për “Euro 2024”, sipas Sejdiut e Hashanit Euro 2024 Favoritët për “Euro 2024”, sipas Sejdiut e Hashanit

“Ky mesfushor është bërë lojtari kyç pasi nga ai po fillojnë të gjitha rastet...Por, nuk kemi parë që Spanja po shënon jashtë 16-metërshit. Në këto raste është vështirë të gjesh hapësirë e të gjuash”, ka shtuar Hashani.