Josip Iliçiq është përfshirë në ekipin e Sllovenisë për Euro 2024.
Selektori Matjazh Kek të premten publikoi listën finale. Sulmuesi Iliçiq u kthye në futbollin ndërkombëtar më herët këtë javë dhe do të jetë në Evropian.
Ai nuk kishte luajtur për Slloveninë që nga nëntori i vitit 2021. Po ashtu ishte larguar nga Atalanta dhe u kthye në Maribor. Sulmuesi kishte telashe mentale, por i kaloi ato dhe u përfshi në ekipin e zgjeruar të Sllovenisë.
Në fitoren ndaj Armenisë, të martë, futbollisti me përvojë u aktivizua si zëvendësues dhe shënoi golin vendimtar.
Benjamin Sheshko i RB Leipzigut dhe Jan Oblak i Atletico Madridit janë lojtarët kryesorë të Sllovenisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas depresionit të rëndë, ylli i Sllovenisë buzëqesh sërish
-
Selektori i Sllovenisë respekton Kosovën, kërkon ndihmën e tifozëve
-
Selektori i Sllovenisë nuk është i befasuar nga sukseset e Kosovës
-
Shpallet lista e Sllovenisë, Sheshko sulmon “Dardanët”
-
Ylli i Man. Utd do ta udhëheqë sulmin e Sllovenisë kundër Kosovës