Futboll

Ylli i Man. Utd do ta udhëheqë sulmin e Sllovenisë kundër Kosovës

Matjazh Kek

Sllovenia ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës eliminatore për Botërorin 2026, kundër Kosovës në Prishtinë më 10 tetor dhe kundër Zvicrës në shtëpi me 13 tetor. 

Sulmin e Sllovenisë do ta udhëheq ylli i Manchester Unitedit, Benjamin Sheshko. 

Sllovenia barazoi 2:2 kundër Suedisë dhe humbi 3:0 në udhëtim ndaj Zvicrës në ndeshjet e muajit të kaluar. 

Ekipi i Sllovenisë s’ka ndryshime të mëdha për dallim nga lista e kaluar. 

Seleksionuesi i Sllovenisë, Matjazh Kek, ka thënë se është i vetëdijshëm se çfarë e pret në ndeshjet e radhës. 

“Pas rezultateve të shtatorit, është e qartë se po presim ndeshje që do të tregojnë plotësisht se si do të zhvillohen kualifikimet për Slloveninë. Jemi të vetëdijshëm për atë që na pret në Prishtinë dhe pastaj tre ditë më vonë në Lubjanë. Me gjithë respektin për Kosovën dhe Zvicrën, por duhet t’i fitojmë këto ndeshje nëse duam diçka më shumë”, tha Kek në konferencë për media.