Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2024

Pse lojtarët i shqyejnë çorapet?

Corapet

Jude Bellingham, Bukayo Saka dhe Connor Gallagher, janë disa prej lojtarëve anglezë të Kampionatit Evropian që e kanë një të përbashkët. 

I shqyejnë çorapet prapa. 

Ky nuk është problem i kualitetit të çorapeve, por ata e bëjnë për një arsye shqyerjen e tyre. 

“Sportistët duan që të ulet presioni në muskujt e pulpës dhe të parandalojnë ndonjë lëndim apo dhimbje gjatë dhe pas ndeshjes. Edhe Kyle Walker ka bërë një gjë të tillë dhe e ka shpjeguar arsyen pse i shqyen ato”, ka shkruar mediumi zviceran “20min” të shtunën dhe më pas ka shfaqur deklaratën e mbrojtësit të Manchester Cityt. 

“Çorapet janë shumë të ngushta dhe më bëjnë presion në pulpën e këmbës. Ideja e shqyerjes së çorapeve ka qenë ulja e presionit në to”, ka deklaruar Walker. 

Edhe Nuk ka qetësi te Real Madridi, raportohet për përleshje të re Futboll Nuk ka qetësi te Real Madridi, raportohet për përleshje të re

Por, mjeku sportiv i Grasshopperit, klubit zviceran, ka thënë se ky është vetëm mit. 

“Kur e kam parë, e kam pyetur veten nëse është punë mode. Është mit absolutisht. Shumica e lëndimeve muskulore ndodhin në kofshë. Lëndimet në pulpë janë shumë më të rralla”, ka thënë mjeku sportiv Stefan Froehlich.