Këshilltari mjekësor i UEFA-s, doktori Daniel Koch, ka pranuar se nuk mund të përjashtohet mundësia që të ketë rritje të numrit të rasteve me koronavirus në qytetet ku zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Evropian.
Nëpërmjet një komunikate, Koch ka thënë se numri i rasteve rritet në çfarëdo tubimi duke pasur parasysh se shumica e vendeve tashmë kanë filluar të lehtësojnë kufizimet për Covid-19.
Ndërkohë, UEFA kategorikisht ka përjashtuar mundësinë e lëvizjes së ndeshjeve gjysmëfinale dhe asaj finale nga Londra, përkundër kritikave të forta nga Gjermania dhe Italia.
UEFA fillimisht e kishte caktuar stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest si “planin e saj të paparashikueshëm” në rast të zhvendosjes eventuale të këtyre ndeshjeve nga “Wembley”.
-
UEFA e vlerëson pozitiv zhvillimin e Evropianit në shumë vende
-
Guardiola interesohet për shëndetin e të gjithëve
-
Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen
-
Trajnerët e Premier Leagues do të takohen për shqetësimet nga koronavirusi
-
Klopp kërkon më shumë transparencë nga klubet për rastet me koronavirus