Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp kërkon më shumë transparencë nga klubet për rastet me koronavirus

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp beson se duhet të ketë më shumë transparencë prej klubeve kur bëhet fjalë për lojtarët që rezultojnë pozitivë për Covid-19 për të shmangur pyetjet mbi legjitimitetin e kërkesës për shtyrjen e ndeshjeve. T

ottenhami dhe Manchester Unitedi i anuluan ndeshjet në Premier League për shkak të shpërthimit të koronavirusit brenda klubit, ndërsa Aston Villa u detyrua të luante me Norwichin të martën, përkundër që kishte raste pozitive të lojtarëve. Po ashtu, të mërkurën pak orë para fillimit, u anulua edhe ndeshja e tretë në Angli, ajo ndërmjet Watfordit dhe Burnleyt për shkak të koronavirusit. Watfordi bëri të ditur se ka disa lojtarë të infektuar, por nuk e saktësoi numrin e tyre.

Kjo ishte ndeshja e tretë që u anulua brenda katër ditëve, ndërsa u refuzua kërkesa e Leicesterit për anulimin e ndeshjes ndaj Tottenhamit, që do të luhet të enjten. Klopp, i cili raportoi se skuadra e tij nuk e ka asnjë lojtarë me koronavirus përpara duelit që e luan ndaj Newcastlet në udhëtimin, beson se një transparencë më e madhe e klubeve që kanë raste pozitive do të ndihmonte në vendimmarrjen e përgjithshme. Sipas tij, klubet nuk duhet t’i fshehin lojtarët që rezultojnë pozitivë me koronavirus.

“Në Premier League do të ishte shumë e dobishme nëse do të dinim saktësisht se cila është situata nëpër klubet me infektimet. Nga këndvështrimi im nuk e di pse nuk jemi transparentë. Nuk është e nevojshme t’i fshehim lojtarët. Askush nuk e di numrin e lojtarëve, pasi gjithmonë shkruan ‘staf dhe lojtarë’. Klubet duhet të tregojnë lojtarët dhe të gjithë mund ta kuptojnë se nuk janë në gjendje të luajnë. Unë do ta preferoja këtë transparencë”, insistoi Klopp. “Është diçka që ne të gjithë jemi në të njëjtën situatë dhe me të vërtetë mendoj se askush nuk duhet ta fshehë”.

Klopp konfirmoi se i gjithë stafi në terrenin stërvitor të Liverpoolit është dyfish i vaksinuar dhe disa prej tyre tashmë kanë filluar t’i marrin vaksinat e treta përforcuese, për shkak të situatës alarmante kohët e fundit në Premier League.

Edhe Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen Sport Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen

“Ashtu si e gjithë bota, edhe ne jemi të shqetësuar për këtë, por ne bëjmë atë që mundemi dhe statusi i vaksinimit të skuadrës është mjaft i mirë. Të gjithë janë të vaksinuar me dy dozat, ndërsa kemi edhe prej tyre që tashmë e kanë marrë edhe dozën e tretë. Shpresojmë se mund ta bëjmë këtë me të gjithë ekipin”, zbuloi Klopp.

Një sërë masash u ranë dakord mes klubeve të Premier Leagues të martën për të provuar të minimizojnë përçarjen e shkaktuar nga Covid. Të gjithë lojtarët dhe stafi i elitës së futbollit anglez do të duhet të bëjnë një test sa herë që hyjnë në terrenin stërvitor të klubit të tyre si pjesë e protokolleve. Gjithashtu do të rifutet testimi PCR dy herë në javë. Testimi i shtuar qëndron së bashku me masat e tjera urgjente të prezantuara së fundmi, duke përfshirë mbajtjen e maskës, kufizimin e kohës në zhveshtore dhe respektimin e distancës sociale. Klopp i përkrah këto masa dhe ka kërkuar nga Premier League që të obligojë të gjithë lojtarët që t’i marrin dy dozat e vaksinave.

“Unë i mbështes këto masa absolutisht. Kështu është në këto kohë. Ne testohemi para se të mbërrijmë, kthehemi te makinat dhe më pas kur testi është negativ, mund të futemi në terren. Për momentin nuk kemi raste pozitive dhe shpresoj të qëndrojmë kështu”, u shpreh Klopp.

Madje, Klopp paralajmëroi se gjatë afatit kalimtar të janar nuk do të marrë në konsideratë për t’i transferuar futbollistët që nuk janë plotësisht të vaksinuar. Sipas Kloppit, statusi i vaksinimit të lojtarit mund të ketë ndikim të madh në transferimin e tij te skuadra e Liverpoolit.

Edhe Trajnerët e Premier Leagues do të takohen për shqetësimet nga koronavirusi Sport Trajnerët e Premier Leagues do të takohen për shqetësimet nga koronavirusi

“Ne nënshkruajmë me lojtarë për shumë arsye të ndryshme dhe vaksinimi i plotë është një prej tyre, por nuk e di ende. E gjithë çështja e vaksinimit është, për mua, një çështje masive e solidaritetit, besnikërisë dhe bashkimit. Ne e kemi mundësinë të ndihmojmë jo vetëm veten, por edhe njerëzit e tjerë duke u vaksinuar”, është shprehur Klopp.

Të njëjtit mendim me Kloppin janë edhe trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard dhe ai i Crystal Palacet, Patrick Vieira. Të dy kanë pranuar se do të bëjnë transferime gjatë afatit kalimtar të janarit, por do të marrin vetëm lojtarët me dy dozat e vaksinës.