Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e kupton pse disa njerëz refuzojnë vaksinën kundër koronavirusit.
Ka pasur shqetësime në lidhje me shkallën e vaksinimit në Premier League me më pak se gjysmën e lojtarëve që kanë marrë vaksinën në shumicën e klubeve.
Klopp thotë se "99%" e lojtarëve të tij janë vaksinuar dhe atij nuk i është dashur të bindë askënd që ta bëjë këtë.
Gjermani thotë se u vaksinua për të mbrojtur jo vetëm veten, por "të gjithë njerëzit përreth meje".
"Unë nuk e kuptoj pse ky është një kufizim i lirisë. Sepse nëse është kështu, atëherë moslejimi i pirjes së alkoolit dhe drejtimit të makinës është gjithashtu një kufizim i lirisë - por ne e pranojmë këtë. Unë e mora vaksinën sepse isha i shqetësuar për veten, por edhe më shumë për të gjithë të tjerët rreth meje. Nëse e marr virusin dhe vuaj - faji im. Nëse e marr dhe e përhap atë për të gjithë të tjerët - faji im dhe jo faji i tyre", deklaroi trajneri i Liverpoolit.
-
Klopp kërkon më shumë transparencë nga klubet për rastet me koronavirus
-
Kloppi nuk e përjashton mundësinë e kthimit te Liverpooli
-
Klopp: Eliminimi nga Liga e Evropës mund ta ndihmojë Liverpoolin të përqendrohet në ligë
-
Kloppi nuk largohet nga Liverpooli
-
Klopp merr përgjegjësinë për rezultatet e dobëta