Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp shpreson të mos ndërpritet kampionati

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shpreson që ndeshjet të cilat nuk rrezikojnë shëndetin e lojtarëve të vazhdohen në Premier League.

“Premier League po synon të vazhdojë orarin aktual të ndeshjeve aty ku është e mundur. Ndalimi i ligës ndoshta nuk është gjëja e duhur, por me orarin duhet të jemi më fleksibël”, deklaroi Klopp.

Te Liverpooli shkaku i infektimit me Covid-19 do të mungojnë Fabinho, Curtis Jones dhe Virgil Van Dijk.