UEFA ka nisur procedurë disiplinore për ngjarjet rreth finales së Euro 2020, duke përfshirë edhe veprimet e tifozëve të Anglisë brenda dhe rreth stadiumit “Wembley”.
Tifozët janë rrahur me pjesëtarët e sigurimit dhe policët, ndërsa janë përpjekur të hyjnë brenda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Anglisë, Mark Bullingham u ka kërkuar falje tifozëve legjitim që ishin të prekur nga rrëmuja dhe ka thënë se ekipi i sigurisë nuk ka parë asnjëherë një gjë të tillë.
FA ngarkohet me katër akuza për sjelljet e tifozëve në finalen e së dielës. Ato kanë të bëjnë me shqetësimet e shkaktuar gjatë intonimit të himnit, hyrjen në fushë, hedhjen e objekteve dhe ndezjen e një fishekzjarri, njofton BBC.
“Një inspektor i etikës dhe i disiplinës është caktuar ta kryej një hetim disiplinor për ngjarjet që përfshinë përkrahës të cilët ishin brenda dhe rreth stadiumit”, ka njoftuar UEFA.