UEFA nis hetimet ndaj Serbisë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUEFA ka nisur hetime ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për hedhje të objekteve në fushë gjatë ndeshjes me Anglinë në Euro 2024. Policia gjermane njoftoi se tetë persona ishin arrestuar për përleshje mes tifozëve para ndeshjes në Gelsenkirchen, të dielën.
Akuzat e UEFA-s janë edhe për “transmetim të një mesazhi provokues të papërshtatshëm për ngjarje sportive”.
FFK-ja më herët të hënën u ankua në UEFA lidhur me thirrjet provokuese të serbëve. Kishe thirrje anti-shqiptare e anti-Kosovë në ndeshje e po ashtu shpalosje të flamujve fyes ndaj Kosovës.
Anglia fitoi 1:0 ndaj Serbisë.
Një inspektor i UEFA-s do të bëjë hetime edhe lidhur me sjelljet diskriminuese të serbëve.