Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hyrja pa biletë në stadium bëhet vepër penale në Angli, dënimi deri në 1000 funte

Hyrja pa biletë në stadium bëhet vepër penale në Angli, dënimi deri në 1000 funte

Hyrja pa biletë në një ndeshje futbolli në Angli dhe Uells do të bëhet vepër penale, sipas ligjeve të reja që fuqizohen para finales së Kupës Carabao, e që zhvillohet të dielën në mes të Arsenalit dhe Manchester Cityt në “Wembley”.

Shkelësit do të përballen me ndalesë hyrje në ndeshje futbolli deri në pesë vjet dhe gjobë deri në 1000 funte, shkruan BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Legjislacioni është prezantuar si rezultat i çrregullimit serioz që njollosi finalen e Kampionatit Evropian në mes të Anglisë dhe Italisë në “Wembley” në vitin 2021. Mijëra tifozë kishin hyrë me forcë në stadium në atë takim.

Në Angli synohet të ndalohen tifozët pa bileta që kalojnë portat duke qëndruar pranë atyre që kanë bileta legjitime.

Do të ketë dënime edhe për personat që përpiqen me vetëdije të hyjnë duke përdorur bileta, leje kalimi dhe dokumente akreditimi të falsifikuara, ose duke u paraqitur si anëtar i stafit.

Deri më tani nuk ka pasur dënime specifike ligjore për hyrjen në ndeshje futbolli pa biletë. Ata që janë zënë janë larguar, por pa ndonjë ndëshkim shtesë.

69 persona ishin arrestuar vjet lidhur me finale e “EFL Cup”. Shumica prej tyre kishin bërë përpjekje që të hyjnë në stadium pa biletë. Por nuk kishte ndjekje penale ndaj tyre. Tani do të ketë.