Euro 2020

Policia britanike nis hetimet për tifozët anglezë

Policia britanike ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për 5 mijë tifozë të cilët në mënyrë të dhunshme kanë hyrë brenda stadiumit në “Wembley”.

Mediat angleze kanë raportuar të martën se nga tollovia e krijuar nga tifozët vendas, lëndime kanë pësuar gjithsej 19 oficerë.

Policia angleze ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar 86 tifozët të cilët akuzohen për një numër shkeljesh përfshirë atë të rendit publik.