Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Tifozëve anglezë që jetojnë jashtë Britanisë u ofrohen biletat për ndeshjen me Ukrainën

Tifozët e Anglisë që nuk jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, do të jenë në gjendje të blejnë bileta për ndeshjen çerekfinale të “Euro 2020” kundër Ukrainës, që luhet të shtunën në Romë.

Federata e Futbollit të Anglisë, ka kthyer alokimin e biletave të saj për ndeshjen e së shtunës, të cilat tani do t’u shiten tifozëve të regjistruar të Anglisë përmes faqes së internetit të UEFA-s. Kufizimet e udhëtimit për shkak të koronavirusit, kanë bërë që tifozëve që jetojnë në Britani t’u kërkohet të mos udhëtojnë për ndeshjen e së shtunës. Rreth 2,300 bileta ka dalë në shitje të mërkurën mbrëma. Federata angleze ishte të drejtë të ndante 2560 bileta për ndeshjen e së shtunës – 16 për qind të kapacitetit të dakorduar prej 16 mijë tifozëve të lejuar në stadiumin “Olimpico”.

Rregullat aktuale thonë se tifozët nga Britania që udhëtojnë në Itali duhet të kenë dëshminë e testit negativ të koronavirusit të marrë 48 orë para udhëtimit dhe më pas të izolohen për pesë ditë. Megjithatë, shtetasit britanik që jetojnë në Evropë janë në gjendje të udhëtojnë në Itali pa pasur nevojën të karantinohen nëse e kanë librezën e vaksinimit ose një test negativ. Tifozët që janë regjistruar si mbështetës të Anglisë në portalin e biletave të UEFA-s, por që nuk jetojnë në Britani janë në gjendje t’i blejnë ato për ta përcjellë nga tribunat duelin kundër Ukrainës.