Qeveria rajonale e Lazios ka thënë se asnjë tifoz futbolli që vjen nga Britania nuk do të lejohet të marrë pjesë në ndeshjen çerekfinale të Kampionatit Evropian ndërmjet Anglisë dhe Ukrainës, që zhvillohet të shtunën në Romë.
Rregullat aktuale kundër pandemisë së koronavirusit nënkuptojnë se kushdo që vjen në Itali nga Britania duhet të futet në karsporteantinë për pesë ditë dhe më pas të bëjë një test që duhet të dalë negativ.
Roma është në Lazio dhe qeveria rajonale ndërmori hapin e pazakontë të publikimit të një deklarate në gjuhen angleze në kanalet e saj të mediave sociale.
Qeveria rajonale thotë se “urdhëresa 5-ditore e karantinës për të gjithë ata që vijnë nga Britania e Madhe është në fuqi për arsye të kundërta me pandeminë dhe variantin Delta”.
Mediat italiane raportojnë se do të ketë kontrolle shtesë mbi njerëzit që udhëtojnë nga Anglia për t'u siguruar që ata janë duke respektuar rregullat.