Federata e Futbollit të Danimarkës ka ftuar 40 tifozë ë fluturojnë për në Londër me “Charter” për ta parë ekipin përfaqësues në ndeshjen gjysmëfinale të “Euro 2020” kundër Anglisë.
Ndeshja në mes të Danimarkës dhe Anglisë luhet sonte prej orës 21:00 në stadiumin “Wembley” në Londër.
Tifozët e futbollit nga vendet tjera janë penguar ta ndjekin ndeshjen në “Wembley” për shkak të masave të vendosura nga Britania. Federata daneze thotë se tifozët me fat që u zgjodhën të luftonin me delegacionin zyrtar nuk do të kenë kontakte me tjerët.
Po ashtu është thënë se rreth 7.900 bileta u janë shitur danezëve që jetojnë në Britani dhe u kanë dërguar rreth 5 mijë flamuj danez për t’i shfaqur gjatë ndeshjes. Gati 60 mijë tifozë ishin në Wembley të martën në fitoren e Italisë nëpërmjet penalltive ndaj Spanjës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Evropianit, kurse numër i ngjashëm pritet të jenë edhe sonte.