Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Danimarka, e vetmja që e ka mposhtur Anglinë në 16 ndeshjet e fundit në Wembley

Arena Wembley në Londër do të jetë nikoqir i përballjes gjysmëfinale në Kampionatin Evropian “Euro 2020” në mes të Anglisë dhe Danimarkës. E nga ky stadium, Anglia ka nxjerrë vazhdimisht rezultate pozitive.

Nga 16 ndeshjet e fundit, 14 i ka fituar. Në dy të tjerat ka pësuar një humbje dhe ka një barazim. Në të gjitha këto ndeshje ka realizuar 44 gola e ka pësuar vetëm katër.

Gjithsesi, humbja e vetme e “Tre Luanëve” në këtë stadium nga këto 16 ndeshje ka ardhur pikërisht nga Danimarka. Anglia pësoi 1:0 në tetor të 2020-s nga danezët.