Danimarka do të ketë mbështetjen e 8 mijë tifozëve në stadiumin “Wembley” në gjysmëfinalen ndaj Anglisë.
Federata e Futbollit e Danimarkës ka bërë të ditur se fillimisht kishte siguruar 6500 bileta, por më pas janë kërkuar edhe 1500 bileta të tjera.
Në stadiumin “Wembley” do të janë të pranishëm rreth 60 mijë tifozë.
Federata daneze pret që të ketë mbështetje të madhe nga tifozët në gjysmëfinalen ndaj “Tre Luanëve”.
Ndeshja Angli – Danimarkë zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.