Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, ka folur para ndeshjes gjysmëfinale ndaj Anglisë.
Trajneri i danezëve beson se lojtarët e tij janë gati për takimin me “Tre Luanët” që luhet në Londër.
“Ne jemi shumë të lumtur që do t’i kemi tifozët tanë në përkrahje. Sigurisht që do të jetë një motivim i madh prania e tifozëve tanë në stadium. Besoj se lojtarët e mijë janë gati të luajnë këtë ndeshje të fortë”, u shpreh Hjulmand.
Ndeshja Angli – Danimarkë zhvillohet të shtunën mërkurën nga ora 21:00.
Artikuj të ngjashëm