Përfaqësuesja e Anglisë do të takohet me Ukrainën në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Ky takim do të zhvillohet në Romë në stadiumin “Olimpico”.
Tifozët anglezë nuk kanë arritur të udhëtojnë në mënyrë të organizuar për të parë takimin pasi shteti italian ka kërkuar që të izolohen shkaku i COVID-19.
Mirëpo “Tre Luanët” do të kenë mbështetjen nga tifozët anglezë të cilët nuk jetojnë në Britaninë e Madhe.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se tifozët që jetojnë në shtetet e tjera kanë udhëtuar drejt Romës, për të përkrahur nga afër Anglinë.
Ndeshja Angli – Ukrainë, nis nga ora 21:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia në Romë pengoi pjesëmarrjen e 52 tifozëve për ndeshjen Angli - Ukrainë
-
Anglia pa përkrahjen e tifozëve në çerekfinalen ndaj Ukrainës
-
Tifozëve anglezë që jetojnë jashtë Britanisë u ofrohen biletat për ndeshjen me Ukrainën
-
Tifozët nga Britania nuk do të lejohen të hyjnë në Romë
-
Futbollistët anglezë të përqendruar te ndeshja ndaj Ukrainës