Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Policia në Romë pengoi pjesëmarrjen e 52 tifozëve për ndeshjen Angli - Ukrainë

Pesëdhjetë e dy tifozë janë kapur duke u përpjekur të shmangin karantinën për të parë ndeshjen Angli – Ukrainë, njofton Policia në Romë.

Nuk raportohet se sa prej tyre ishin përkrahës të Anglisë e sa të Ukrainës por thuhet se të gjithë u detyruan të vendosen në hotel në afërsi të Romës për të mbaruar karantinimin pesë ditor. Sipas disa raportimeve, të paktën thuhet se 50 ishin anglezë. Biletat e tyre të blera për ndeshjen që Anglia e fitoi 4:0 ndaj Ukrainës, u anuluan.