UEFA ka kërkuar që të shikojë edhe një herë tjetër tretmanin që u është bërë tifozëve anglezë që përcollën nga afër fitoren 2:1 të Anglisë ndaj Italisë në Napoli.
Tifozët patën probleme me autobusë e më pas edhe me biletat në hyrje të stadiumit, ku u kontrolluan në katër vende nga policia në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Tifozët anglezë i kanë thënë “BBC-së” se ata ishin akuzuar nga policia dhe ishin goditur me shkopinj kur kanë provuar të hynin brenda në stadium.
Tifozët e “Tre Luanëve” janë mbajtur në stadium për një orë pas përfundimit të ndeshjes.
Anglia fitoi për herë të parë në Itali që prej vitit 1961, ndërsa Harry Kane u bë golashënuesi më i mirë i Anglisë në atë fitore.
Artikuj të ngjashëm