Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane e Saka shënojnë në fitoren e Anglisë

Anglia ka vazhduar me sukses në start të kualifikimeve për Evropianin 2024.

“Tre Luanët” të dielën në “Wembley” mposhtën Përfaqësuesen e Ukrainës me rezultatin 2:0, falë golave të shënuar nga Harry Kane dhe Bukayo Saka.

Të udhëhequrit e Gareth Southgatet në ndeshjen e kaluar mposhtën Italinë në udhëtim, për herën e parë që prej vitit 1961.

Anglia golit të parë iu gëzua në minutën e 37-të.

Sulmuesi i Tottenhamit realizoi për golin e 55-të me fanellën e Anglisë. Ai u asistua nga Saka.

Edhe Anglia kthen epërsinë, Kane shënon sërish Botërori 2026 Anglia kthen epërsinë, Kane shënon sërish

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, Saka shënoi vetë për rezultatin përfundimtar 2:0.

Kjo ndeshje i ka takuar Grupit C kualifikues për “Euro 2024”. Në këtë grup, Anglia prin me gjashtë pikë.