Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Telashet me aplikacionin e biletave i vonuan tifozët për ndeshjen Anglia – Irani

Problemet me aplikacionin celular të FIFA-s për biletat e ndeshjeve të Kupës së Botës vonuan tifozët të hynin në stadium për të parë Anglinë duke luajtur kundër Iranit, të hënën në ndeshjen e dytë të turneut.

Qindra tifozë u rreshtuan jashtë stadiumit ndërkombëtar “Khalifa” më pak se një orë para fillimit të saj.

“Disa spektatorë aktualisht po përjetojnë një problem me qasjen në biletat e tyre”, pranoi FIFA.

Tifozët u këshilluan të kontrollonin llogarinë e emailit që përdornin për t'u regjistruar në aplikacionin e biletave të FIFA-s. “Në rast se tifozët nuk mund të hyjnë në llogaritë e tyre të emailit, Pika e Rezolutës së Biletave të stadiumit do të jetë në gjendje të mbështesë ato”, tha FIFA.