FIFA ka anuluar biletat e Kupës së Botës të lëshuara për rreth 60 shikues, që gabimisht i morën falas. Gabimi ndodhi në faqen e internetit.
Biletat u ndanë pa pagesë për shkak të një problemi të mëparshëm pagese gjatë procesit të arkëtimit, tha FIFA.
“FIFA shpreh keqardhje për gabimin dhe çdo shqetësim të shkaktuar. Biletat e kërkuara nga këta tifozë mbeten të rezervuara dhe tifozët e prekur janë ftuar të kryejnë pagesën e shumës së saktë”, ka thënë FIFA.
Është gabimi i radhës në një program diskutabil të shitjes së biletave. Prokurorët në SHBA po hetojnë për shkelje të mundshme të ligjeve të mbrojtjes së konsumatorit.
Biletat me çmim të gabueshëm u shitën më 21 maj. Data ishte më shumë se tre muaj pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se të gjitha biletat për 104 ndeshjet e Botërorit ishin shitur.
FIFA vazhdon të shesë bileta për Botërorin që fillon të enjten e ardhshme.