Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Futbollistët anglezë të përqendruar te ndeshja ndaj Ukrainës

Futbollistët e Anglisë do të udhëtojnë në Romë për çerekfinalen e “Euro 2020” kundër Ukrainës të shtunën, ndërsa po synojnë të arrijnë në gjysmëfinale të një Evropiani për herë të parë në 25 vjet.

Anglia e Gareath Southgatet triumfoi 2:0 ndaj Gjermanisë të martën në prani të afro 42 mijë tifozëve në Wembley, ndërsa po të martën Ukraina mposhti 2:1 Suedinë pas shtesave.

Tifozët anglezë festuan fitoren historike, që ishte e para ndaj Gjermanisë në fazën nokaut të një turneu të madh pas 55 vjetëve.

Southgate ka thënë se ekipi ka filluar të flasë për ndeshjen e të shtunës.

“Është moment i rrezikshëm për ne. Ne do të kemi ngrohtësinë e suksesit dhe po ashtu ndjenjën në shtetin tonë se vetëm duhet të paraqitemi për të fituar. Por e dimë se është sfidë e madhe para nesh”, ka thënë Southgate.

Nëse Anglia e mposht Ukrainën në çerekfinale, atëherë në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Çeki – Danimarkë. Ndeshjen e të shtunës Anglia e luan në Romë.

Edhe Tifozët anglezë kanë filluar të ëndërrojnë për sukses në “Euro 2020” Euro 2020 Tifozët anglezë kanë filluar të ëndërrojnë për sukses në “Euro 2020”

Në rast se fiton më pas gjysmëfinalen e finalen do ta luajë në Wembley.

Do të jetë ndeshja e vetme e Anglisë që do ta luajë jashtë Wembleyt në “Euro 2020”.