Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Spanja ka shënuar shumë gola, por jo me sulmues

Spanja ka avancuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian si skuadra me më së shumti gola të shënuar në turne, pa e llogaritur ndeshjen ndërmjet Republikës së Çekisë dhe Danimarkës.

Por, mos u mashtroni nga kjo. Ngecja më e madhe e Spanjës që e kërkon titullin e tretë të Evropës në katër edicionet e fundit është në fazën e sulmit. Si shembull duhet të merret fitorja ndaj Zvicrës në çerekfinale të “Euro 2020” të premten. Spanja pati 28 gjuajtje në ndeshjen që shkoi në vazhdime dhe penallti, dhe ku Zvicra luajti për afër 45 minuta me 10 futbollistë. Në fund, u desh ekzekutimi i penalltive për ta përcaktuar fituesin, pasi Yann Sommer, portieri i Zvicrës, ishte në formë të lartë.

Spanja i përfundoi 120 minuta duke u mbështetur në autogol në barazimin 1:1, dhe i humbi dy penallti, por fitoi 3:1 nga 11 metërshat. Zgjedhja e parë, Alvaro Morata, e ka mbështetjen e plotë të Luis Enriques, por ai duket se po luan pa vetëbesim, ndërsa ka marrë kërcënime gjatë fazës së grupeve, pasi shpërdoroi shumë raste shënimi.

Gerard Moreno është sulmuesi tjetër i Spanjës dhe e zëvendësoi Moratan pas 54 minutash kundër Zvicrës. Lojtari i Villarrealit i cili shënoi 30 gola në sezonin e fundit në Spanjë, pati të paktën katër shanse, një nga afërsia, por nuk e shënoi asnjë. Spanja ka realizuar 12 gola deri tani, Moreno asnjë dhe Morata dy.

Deri në gjysmëfinale spanjollët kanë shkuar në mënyrë jo bindëse. Barazuan në dy ndeshjet e para, ndërsa e konvertuan në gol vetëm një nga 29 gjuajtje në portë, kundër Suedisë dhe Polonisë. Fituan më pas 5:0 kundër Sllovakisë. Më pas erdhi fitorja e madhe 5:3 kundër Kroacisë në 1/8 e finales që u pa si kthesë në sulmin e Spanjës.

Dueli kundër Zvicrës tregoi ndryshe. Një gjë që duhet ta kënaq Luis Enriquen është se Spanja ka gjashtë golashënues të ndryshëm në “Euro 2020”.

Edhe Italia synon trofeun e dytë për më pak se tre muaj Sport Italia synon trofeun e dytë për më pak se tre muaj

Mesfusha po paraqitet mirë, ndërsa e ka posedimin më të lartë të topit 67.2% dhe pasimet më të sakta nga të gjitha ekipet 89.4%.

Sipas statistikave të UEFA-s, Spanja ka pasur 365 sulme në këtë garë, 69 më shumë se vendi i dytë, Italia.

Vetëm tri skuadra kanë më shumë se 200 sulme drejt portës. Në gjysmëfinale, Spanja do të takohet kundër mbrojtjes së çeliktë të Italisë.