Portieri i Spanjës, Unai Simon, ka thënë se Luis Enrique ka pasur ndikim të madh te Spanja, teksa “La Roja” po përgatitet për çerekfinalen kundër Zvicrës në “Euro 2020”.
Simon nga zeroja u kthye në hero kur Spanja e kaloi fazën e 1/8 së finales pas fitores 5:3 kundër Kroacisë në vazhdime.
Portieri i Athletic Bilbaos nuk e pranoi mirë topin e kthyer nga Pedri dhe u shënua autogol, që i dha avantazhin kroatëve.
Megjithatë, ai më pas ishte i shkëlqyer duke pritur shumë gjuajtje.
“Ai është arkitekti i të gjithave, ai na ka drejtuar në këtë rrugë. Lojtarët duhet të jenë të bashkuar me stafin. Ne jemi një dhe e kemi transmetuar këtë nga dita e parë. Luis Enrique nuk më flet shumë në fushë. Në stërvitje po. Goli? Ishte kontroll i dobët i topit. E kam shikuar gjashtë apo shtatë herë, dhe jo, nuk më shqetëson”, përfundoi portieri Unai Simon.
Spanja dhe Zvicra luajnë në çerekfinale në St. Petersburg të premten në mbrëmje. Fituesi i tyre do të luajë kundër Belgjikës dhe Italisë në gjysmëfinale.