Një gabim i rëndë i portierit Unai Simon i ka mundësuar Kroacisë që të kaloi në avantazh ndaj Spanjës. Por Spanja u rikthye dhe në fund fitoi 5:3. Simon e ka përkrahjen e plotë të bashkëlojtarëve te Spanja.
Këtë e ka bërë të ditur kapiteni Sergio Busquets, që u shpall më i miri i ndeshjes.
“Kemi pasur raste ta mbyllim ndeshjen shumë më herët. Por treguam karakter më pas. Kur Kroacia ndryshoi sistemin e saj, ne nuk kemi reaguar si duhet”, ka thënë Busquets. “Për fat të keq Olmo nuk shënoi për 4:1 para se të ktheheshin kroatët. Por në përgjithësi jam i kënaqur me rezultatin, me atë se si kemi menaxhuar vazhdimet dhe me faktin që jemi në çerekfinale. Portieri Unai Simon e di se ka përkrahjen tonë të plotë. Goli ishte fat i keq, por mentaliteti i tij është i patrazuar, ndërsa mbetet ambicioz. Këtë e ka shfaqur sot. Ai ishte jashtëzakonisht i sigurt pas golit dhe ka bërë disa pritje të mëdha”.