Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gabimi i radhës në Zvicër i portierit të Shqipërisë

Simon Simoni

Portieri i Shqipërisë, Simon Simoni, u dallua me një pritje të shkëlqyer në minutën e 40-të të ndeshjes ndërmjet skuadrës së tij Luzernit dhe St. Gallenit. Por pak sekonda para sinjalizimit për përfundimin e pjesës së parë, portieri Simoni bëri një gabim të rëndë. I kushtoi me gol Luzernit.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Leon Frokaj i St. Gallenit, bëri një harkim në zonën e penalltisë.

“Ajo që dukej si një detyrë rutinë për portierin e Kombëtares shqiptare u shndërrua në një katastrofë. Simonit nga pakujdesia i rrëshqiti topi nga duart. Lukas Daschner i St. Gallenit ishte prapa tij dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetë për epërsinë 1:0”, shkruan gazeta e madhe gjermane “Kicker”. Ndeshja e luajtur të dielën përfundoi baras 2:2.

Për gabimin e radhës të Simonit, të tretin në tri ndeshjet e para të edicionit, kanë shkruar edhe mediumet zvicerane.

VIDEO