Portieri i Zvicrës, Yann Sommer ka pasur ndeshje të madhe, por shkëlqimin në fund e mori homologu i tij te Spanja, Unai Simon.
Simon nga UEFA është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Zvicër – Spanjë. Ai priti dy penallti dhe ndihmoi Spanjën që të kalojë në gjysmëfinale.
Simon në ndeshjen e kaluar bëri gabim të rëndë, duke pranuar autogol pas një pasimi nga Pedri. Por ai ka kaluar atë moment të vështirë dhe të premten mbrëma në St. Petersburg ishte vendimtar.