Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Sommer është krenar me ekipin

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer, ka bërë tifozët e futbollit për vete me paraqitjen ndaj Spanjës. Ai ka ndalur shumë goditje, por në fund Spanja përmes penalltive kaloi në gjysmëfinale. Sommer ndali një penallti, por që nuk ishte e mjaftueshëm.

Gjatë lojës është mposhtur pasi Denis Zakaria devijoi topin.

“Kam pasur një kthim në kohë kur pranuam golin. Ishte i njëjtë me atë që e pranuam ndaj Suedisë këtu, tri vjet më parë. Por unë jam shumë krenar me ekipin. Jam krenar me atë që kemi arritur në Evropian, me gjithë vendin prapa nesh”, ka thënë Sommer për “euro2020.com”.