Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Çfarë rekordi theu Unai Simoni?

Unai Simon

Ecuria pozitive e Unai Simonit pa pranuar gol u ndal të premten mbrëma. 

Portieri i Spanjës pranoi gol pas 650 minutave, në fitoren 2:1 ndaj Belgjikës në çerekfinale të Kupës së Botës.

Charles De Ketelaere realizoi në portën e tij, në minutën e 41-të për 1:1. 

Ishte goli i parë i pranuar nga Spanja në këtë Botëror. 

Simoni e theu rekordin paraprak të 517 minutave, në fitoren 3:0 ndaj Austrisë në ndeshjen e parë të fazës nokaut. Portieri i Italisë, Walter Zenga, e mbante këtë rekord prej Botërorit të vitit 1990. Ai nuk kishte pranuar gol në pesë ndeshje rresht. 

Edhe Unai Simon me rekord të veçantë Botërori 2026 Unai Simon me rekord të veçantë

Ecuria pozitive e 29-vjeçarit Simon nisi në vitin 2022 në Katar, kur e mbylli fazën grupore me humbje 2:1 nga Japonia. 

Më prapa në listë janë spanjolli Iker Casillas me 476 minuta pa pranuar gol, gjermani Sepp Maier me 474 minuta dhe italiani Gianluigi Buffon me 459 minuta.