Sport

Enrique, krenar me ekipin

Luis Enrique

Selektori i Spanjës, Luis Enrique ka thënë se është krenar me ekipin e tij. Spanja u ndal në një të tetën e finales, duke pësuar me penallti nga Maroku.

“Kemi bërë 11 goditje, por vetëm një në portë. Sarabia goditi shtyllën më pas. Penalltitë na kushtuan, por unë jam krenar me ekipin. Më vjen keq për ata që nuk ishin në gjendje të luanin. Sa i takon penalltive përgjegjësia është e imja pasi unë i kam zgjedhur tre lojtarët që do të gjuajnë të parët. Ne as që arritëm tek i katërti. Bono është portieri i madh sa i takon penalltive dhe sot ishte i jashtëzakonshëm”, ka thënë Enrique.

“Kemi dhënë 100 për qind dhe e urojmë ekipin që fitoi. Më vjen keq për tifozët”. Lidhur me të ardhmen e tij, Enrique ka thënë se nuk është momenti i duhur për të folur.