Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Zvicrës ndaj Turqisë. Ylli kosovar shënoi dy gola në fitoren 3:1. Me fitore, Zvicra ka mbetur në garë për kualifikim. Rastin e kërkon nga vendi i tretë, por çdo gjë varet prej rezultateve në grupet tjera.
“Ne kemi reaguar pas humbjes nga Turqia. Kemi luajtur si ekip i bashkuar dhe kjo ishte vendimtare sot ndaj Turqisë. E kemi ditur se nëse jemi të mirë, do të krijojmë shumë raste sot kundër këtij ekipi dhe e bëmë këtë”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.
“Jam pak i dëshpëruar që kemi pranuar golin. Është gjëja e vetme për të cilën nuk jam i lumtur. Kemi mundur të shënojmë edhe një apo dy gola të tjerë, por në fund të fundit është e rëndësishme të fitohet ndeshja dhe këtë e kemi bërë”, ka theksuar Shaqiri.
Ai është bërë lojtari i Zvicrës me më së shumti gola në ngjarje të mëdha futbolli, Botërorë e Evropianë.